Shqipëri-Kosovë, stërvitje e përbashkët në Prevallë

Efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) zhvilluan një stërvitje të përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë të Prizrenit.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se, stërvitja u zhvillua në datat 2-5 nëntor dhe kishte në fokus shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit në terren malor.
Gjatë aktivitetit u praktikuan edhe procedurat për evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.
Ministri theksoi se ky aktivitet forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave.
