“Shqipëri e re”/ Sërish protestë në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec, qytetarët marshojnë për të tetën herë në Bulevard

Është mbajtur për të tetën herë protesta në kryeqytet kundër ndërtimit në Zvërnec. Qytetarë të shumtë kanë marshuar në Bulevard nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të vendosen për vijuar me fjalimet.
Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë, flamingo dhe pankarta të ndryshme kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur dhe kundër qeverisë.
Në protestë ka të pranishëm qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të rinj, por edhe fëmijë. Thirrja kryesore e pjesëmarrësve në protestë ka qenë “Shqipëri e re” dhe “dorëheqje”.