E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nuk dua ndryshim të regjimit në Iran

UASHINGTON (Në bordin e “Air Force One”), 25 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk do ndryshim regjimi në Iran, gjë që do të krijonte kaos.

Këtë deklaratë, presidenti Trump e bëri sot në bordin e “Air Force One”.

“Jo, nuk dua. Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt të ishte e mundur”, u tha Trump gazetarëve.

“Ndryshimi i regjimit çon në kaos dhe, idealisht, ne nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, theksoi ai./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›