Shqipëria pjesë e turit të xhevahireve të Mesdheut, kroçera me 450 vizitorë nga e gjithë bota ankorohet në Durrës

Shqipëri është bërë pjesë e turit të xhevahireve të Mesdheut, ekspeditë që preferohet nga turistët në të gjithë botën.
Mesditën e kësaj të marte (28 maj) në portin e Durrësit është ankoruar Kroçera “Seaborne Quest” ose siç quhet ndryshe Eksploruesja e Mesdheut, e cila ka sjellë 450 vizitorë nga 22 shtete të botës prej Kanadasë e Kilit deri në Malajzi dhe Australi.
Ndalesa është bërë që turistët të shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës.
Shqipëri po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze të huaja i cilësohen vendit tonë si “Maldivet e Evropës”.
/rtsh.al/