E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria riafirmon partneritetin me FAO në Ditën Botërore të Ushqimit

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të themelimit të FAO-s, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mirëpriti në një takim zyrtar Raimund Jehle, përfaqësues i FAO-s në Shqipëri dhe drejtor rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Ministri Salla vlerësoi bashkëpunimin afatgjatë me FAO-n, i cili ka nisur që prej vitit 1973, duke e cilësuar këtë partneritet si një shtyllë të rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe forcimin e ekonomisë rurale në vend.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të FAO-s. Besimplotë se bashkë do të ecim përpara në përputhje me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së (CAP), duke ndërtuar politika të reja që përputhen me vizionin tonë për zhvillimin rural”, u shpreh Salla.

Në takim u diskutua gjithashtu për ristrukturimin e Ministrisë së Bujqësisë në funksion të reformave integruese dhe përgatitjen për sfidat që sjell siguria ushqimore dhe qëndrueshmëria në prodhimin bujqësor.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›