E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: Trump është ende presidenti juaj

4 Nëntor 2026 | 15:24

Shtëpia e Bardhë ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA.

Në imazhin e shpërndarë shfaqet Donald Trump, shoqëruar me mbishkrimin se ai mbetet “presidenti juaj”.

Postimi gjithashtu shoqërohet me shkrimin: Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Ky stil shkrimi përdoret zakonisht nga Trump i cili pas çdo postimi në Truth Social shkruan këtë fjali.

Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të rëndësishme elektorale.

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump reagoi ndaj rezultateve që parashikonin fitore të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe suksese të kandidatëve të tyre në disa gara për Senatin.

“Nuk isha në fletëvotim dhe, nëse do të isha, do të kishim fituar me një diferencë të madhe! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi presidenti amerikan.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

“Kjo është një katastrofë” – Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese

“Kjo është një katastrofë” – Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese

Gjenden 207 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro në Aeroportin e Athinës

Gjenden 207 kg marihuanë me vlerë 1 milion euro në Aeroportin e Athinës

Sulmet kibernetike ndaj supermarketeve në 9 vende të BE-së, ekspertët dyshojnë për luftë hibride nga Rusia

Sulmet kibernetike ndaj supermarketeve në 9 vende të BE-së, ekspertët dyshojnë për luftë hibride nga Rusia

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›