E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U raportua se u sulmua nga ariu, zbardhet vrasja e 53-vjeçarit në Bulqizë, arrestohen bashkëshortja dhe djali

Vdekja e një 53-vjeçari të martën në fshatin Godvi të Bulqizës ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi dyshimet fillestare se ai kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari janë rrëzuar nga hetimet e Policisë. Një ditë pas ngjarjes, policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe ka ndaluar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e tij.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, fillimisht familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër. Megjithatë, nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se 53-vjeçari ishte vrarë me armë zjarri.

“Në vijim të hetimeve, më 4 nëntor 2026, u ndaluan bashkëshortja e tij, S.F, 57 vjeçe, dhe djali, G.F, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë vrarë armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 53-vjeçarin U.F”, njofton policia..

Gjatë veprimeve hetimore, Policia sekuestroi një pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Lajme të Sugjeruara

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë

Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për persona të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›