Shtyhet gjyqi për vrasjen e Ardian Nikulajt- Portugezi Saraiva përballet javën e ardhshme me familjarët e Edmond Haxhisë

Seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivës, shtetasit portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill 2023 në Shëngjin, është shtyrë për javën e ardhshme për shkak të mungesës së prokurorit.
Portguezi Saraiva, i cili do të përballet në gjykatë me nënën dhe të afërmit e Edmond Haxhisë, i dyshuar si organizatori i krimit, qëndroi për rreth 90 minuta në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Të pranishëm ishin edhe familjarët e Haxhisë, dëshmitë e të cilëve janë kërkuar nga gjykata për procesin gjyqësor.
Më herët, dëshmi janë dhënë edhe nga persona të tjerë, përfshirë personelin e lokalit ku ndodhi ngjarja në Shëngjin.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë mundur të identifikojnë autorin, pasi ai ishte i kamufluar.
Prokuroria e Lezhës ka ngritur ndaj Saraivës akuzat për “vrasje për gjakmarrje” të kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.
Aktualisht, ai po gjykohet i vetëm, pasi të dyshuarit e tjerë si bashkëpunëtorë në këtë krim nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.
/rtsh.al/