E Diel, 1 Nëntor 2026

Si parashikohet moti në ditën e fundit të vitit, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta dhe vranësira të shpeshta, veçanërisht në zonat veriore dhe malore.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës.

Temperaturat do të arrijnë maksimalisht vlerën e 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›