E Hënë, 2 Nëntor 2026

“S*ks me xhindët”, teologu i kemi pasur që te Muji dhe Halili

“Magji dhe rituale okulte”, ka qenë tema e “Quo Vadis” e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio teologu Mirion Çako deklaroi në studio se shpesh xhindët ose ëngjëjt e rënë marrin forma njerëzore. Sipas tij ka patur edhe raste kur xhindët kryejnë marrdhënie seksuale me njerëzit, dhe ko ka ekzistuar që në lashtësi, madje edhe në legjendat e”Mujit dhe Halilit”.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka njerëz që mendojnë se kemi komunikim me xhindët?

Çako: Për shkrimin e shenjtë magjia është diabolike, dmth Zoti për ne nuk ka pjesë në bërjen e magjisë. Në Bibël ne mësojmë mos u kosnultoni me magjistarët, unë jam Zoti perëndia yt. Në atë kohë magjistari vritej. Kategorikisht populli moneteist në atë kohë, magjia si lloj praktike dhe si kërshëri, këtu futen falli, yshtja, hipnoza, janë një rrjet i madh i magjisë që lidh me forcat okulte. Për neve nuk kemi një botë të përzier. Ne nuk i pranojmë xhindët, për ne bota ëngjëllore është e ndarë në besnikë dhe rebelë i cili është Satanai. Këta shfaqen si qenie mendore pa trup, ose trup ajror, janë në mjedisin tonë, edhe këtu prezent. Bota mendore është paralele me ne. Ata janë shumë afër. Një njeri që thotë nuk ka Zot, ai ëhstë i poseduar nga këto forca okulte. Njerëzit kanë mëkate, të cilat janë porta qqë ne i hapim djallit. Kur bëjmë mëkat posedohemi nga një demon. Ai që thotë mua nuk më zë magjia, gënjen. Magjia është si gripi, demonët janë rreth e qark nesh. Nëse ne nuk do kishim as mëkate as pasoione, por ne i kemi. Magjia e ka fuqinë tek mëkati. Kemi shfaqe demoniake si perri, ka dhe kontakte seksuale, që nuk janë reale por janë hipnoza. Kjo është e lashtë. Muji dhe Halili nuk është legjendë, janë hsitori të vërteta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›