Socialistët dhe demokratët nisin luftën e padive në Prokurori
PD-ja dërgon padi për Tom Doshin për kërcënim të Gent Strazimirit
Eljona Ballhysa
Dy partitë kryesore në vend kanë dërguar dje në Prokurori padi për shkak të kërcënimeve që u janë bërë deputetëve në sallën e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, ka dërguar dje në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën për heqjen e imunitetit si dhe kërkesën për ndjekje penale të deputetit të opozitës Tom Doshi, për shkak se ka kërcënuar në sallën e Kuvendit deputetin demokrat Gent Strazimiri. Ndërsa në kundërpërgjigje të kësaj, edhe Partia Socialiste do të dërgojë në Prokurori një kërkesë për heqje imuniteti dhe ndjekje penale ndaj kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka kërcënuar në sallën e Kuvendit deputetin e PS-së, Taulant Balla. Që të dyja partitë kanë nisur tashmë një luftë të re me njëra-tjetrën, atë të padive. Por më së shumti duket se kjo luftë padish bëhet vetëm për show mediatik, pasi në nenin 73 të Kushtetutës është parashikuar se “deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij”. Pikërisht kjo dispozitë është përdorur nga Gjykata e Lartë për rrëzimin e padisë së nënës së kryetarit të PS-së, Aneta Rama, kundër kryeministrit Berisha.
Incidentet
Padia e dërguar nga PD-ja i referohet incidentit mes deputetit Tom Doshi dhe Gent Strazimirit gjatës seancës së datës 24 maj. Deputeti i PD-së, Eduard Halimi, pas dorëzimit të kallëzimit në organin e akuzës, tha për mediat se “veprimi i deputetit Doshi është i njohur nga publiku dhe ne presim që këtë akt të rëndë, të ndodhur në Parlamentin shqiptar, ta dënojë dhe ligji, ndaj sot depozituam, konform rregullave procedurale, kallëzimin penal pranë Prokurorisë”. Sipas deputetit Halimi, provat e paraqitura nga PD-ja në Prokurori janë një kopje audiovizive e gjithë veprimit aktiv e të kundërligjshëm të ndodhur në seancën plenare të 24 majit, ku duket qartë se si deputeti i akuzuar Tom Doshi ka kërcënuar me jetë deputetin Gent Strazimiri. “Të gjitha elementet e figurës penale, të parashikuara në nenin 238 të Kodit Penal, duken qartë gjatë kërcënimit serioz për jetën”, - tha deputeti demokrat.
Ndërsa padija e PS-së lidhet me incidentin mes kryeministrit Berisha dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla, i ndodhur gjatë seancës së 22 korrikut 2008. Sipas Ballës, padia ndaj Berishës do të bëhet për kanosje në seancën kuvendore të vitit 2008. “Në këtë seancë, Berisha më kërcënoi duke thënë se nuk do të kthehesha më në Parlament”, - tha Balla, duke e akuzuar më pas kryeministrin si fajtor për rritjen e papunësisë, vonesën në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe krizën në ekonomi. Në seancën e 22 korrikut, ku në Kuvend diskutohej projektbuxheti, në seancën maratonë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, kryeministri Berisha humbi kontrollin duke e ofenduar rëndë deputetin Balla. Ai i tha deputetit socialist Balla se “do t’ia bënte fytyrën më të zezë se këpuca”, ndërkohë që e ofendoi atë edhe nga familjarët.
Debati Berisha-Balla, 22 korrik 2008
Tauland Balla: Të nderuar kolegë deputetë, një ndër arsyet më të rëndësishme që kryeministri është larguar më herët se të gjithë deputetët nga seanca sot është për shkak se ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për ministre e Shëndetësisë. Kryeministrit i ka plasur sherri në shtëpi se edhe vajza e tij do të bëhet edhe ajo ministre, e pse jo, kryeministre.
Të nderuar kolegë deputetë, përballë një kryeministri dhe një qeverie mashtruese, është e kotë që në analizën e këtij buxheti të hyjmë në detaje me shifrat e tij...
Berisha: Jot shoqe çfarë do të bëhet?... Jot motër çfarë do të bëhet?
Balla: Po s’e di...
Berisha: ǒdo të bëhet, fundërrinë jot motër?
Balla: Ej, mbush ti, apo jo?
Berisha: Prostitutë motelesh do të bëhet?
Balla: Po si nuk të vjen turp, more!
Topalli: Ulu, z. Balla, ulu! Në fakt, ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë!
Berisha: Jot motër të shkër.... hoteleve apo moteleve?
Topalli: Nxirreni jashtë atë zotërinë, nxirreni jashtë! Zotëri, kape jashtë e nxirre! Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtë dhe nuk hyn më.
Berisha: Unë të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca.
Topalli, deputetëve të PS-së: Ju duhet t’i tërhiqni vëmendjen!
Topalli: Ore zotëri oficer, e shikoni atë që vazhdon? (Ndërpritet seanca.)
Debati Strazimiri – Doshi, 24 maj 2010
Gent Strazimiri nga podiumi: Me çfarë shoh këtu, qenka ditë urimesh. Urimi im për kolegët e opozitës është që të tilla fitore paçin gjithnjë, siç e keni pasur në vitin 2009, si në 2007-n, si në 2005-n, ashtu dhe këtë radhë. Natyrisht, nuk e di nëse do të rrini gjatë apo do ikni përsëri. Këtë as ju nuk e dini, sepse zakonisht lajmëroheni me SMS dhe pastaj me SMS lajmëroni familjarët, si këtë radhë. Gjithsesi, një këshillë shumë të sinqertë. Këtë ultimatum dyjavor, si e konceptuat: që ju tha Lohan shfrytëzojeni mirë për të lexuar Kodin Elektoral, veçanërisht nenin 178, sepse atje është gjëegjëza, ndryshe do t'ju lërë prapë natë e ditë të tjera në rrugë. Nëse pastaj ajo SMS fatale që ju thërret të gjithë do t'ju vijë...
Tom Doshi i drejtohet podiumit: Mos përmend familjarët këtu.
Gent Strazimiri përgjigjet: Dalim jashtë nëse ta mban.
Doshi: Hajde dalim. Unë të zhduk.
Topalli: Zoti Doshi, ju tërheq vëmendjen!
Topalli: Mbyllet seanca.
9 Qershor 2010