E Diel, 1 Nëntor 2026

Sorensen në Prishtinë: Fokus në avancimin e dialogut Kosovë–Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjatë vizitës në Kosovë u përqendrua në avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Emisari evropian zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosova, Albin Kurti, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm të sapoemëruar, Glauk Konjufca. Ne u përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në rrugën evropiane”, shkroi Sorensen në platformën X.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›