E Diel, 1 Nëntor 2026

Balluku ankimoi masat e sigurisë, më 9 mars seanca në Apelin e GJKKO

Apeli i GJKKO-së caktoi datën 9 mars për seancën ndaj Belinda Ballukut, pasi kjo e fundit ankimoi masat e sigurisë të dhëna me herët nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme dhe të kërkuara nga SPAK, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.

Caktimi i datës erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku të hënën çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

SPAK kërkon arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut, e cila po hetohet për disa procedura të tunelit të Llogarasë dhe për Unazën e Madhe.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›