E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spektakël në Champions League, Bayern, Barcelona dhe Inter fitojnë bindshëm, Manchester United përmbys Romën

Mbrëmje e mbushur me emocione në Champions League, ku katër prej skuadrave më të mëdha të Europës kanë regjistruar fitore të rëndësishme në ndeshjet e fazës së ligës.

Bayern Munich triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Atletico Madrid, duke marrë një sukses me peshë në një përballje mes dy skuadrave pretendente. Edhe Barcelona bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur Aston Villën me rezultatin e pastër 3-0 dhe duke konfirmuar forcën e saj përpara tifozëve.

Fitore bindëse regjistroi edhe Interi, që kaloi 3-0 Feyenoordin në transfertë. Zikaltrit treguan efikasitet dhe kontroll në këtë përballje, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën europiane.

Por një nga ndeshjet më dramatike të mbrëmjes u zhvillua në Manchester. United përmbysi Romën, e cila kishte krijuar avantazhin 2-0, për të fituar në fund me rezultatin 3-2. Një rikthim i madh për anglezët, që shmangën humbjen dhe siguruan një fitore spektakolare.

Reklamë

Gjithashtu PSG shkatërroi Villareal me rezultatin 6-0.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›