PD dhe PS duan të shuhet protesta? Lapaj: Ndryshimi nuk ndalet

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, foli mbi atë që po ndodh me protestën.
Lapaj tha se tashmë ndryshimi është i pandalshëm në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Çfarë mendon për këtë situatë? Opozita klasike dhe Edi Rama dëshirojnë që të mbyllen protestat?
Reklamë
Lapaj: Protesta do të shkojë me valë. Ka një moment që ngrihet, ka një moment që bie. Kjo protestë nuk shuhet. Do të shuhet vetëm ditën që vendi do të demokratizohet.
Rakipi: PD-ja dhe PS-ja dëshirojnë që të mbyllet. Si do të silleni ju?
Lapaj: Kur isha fëmijë, gjyshet tona, në verandat e shtëpive, donin që dallëndyshet të mos vinin, por ka disa gjëra që, kur vjen koha, vijnë. Ka ardhur koha e një ndryshimi të madh në Shqipëri. Nuk e ndalon dot.
Rakipi: Para pak minutash më the një frazë se në vitin 2100 nuk do të jenë as këta që janë në protestë?
Lapaj: Kanë kaluar 11 muaj që Edi Rama nuk po gjen dot rehat. Në vitin 2021, Viktor Orbán i fitoi zgjedhjet me 70% të votave. Në vitin 2025, ata që mundi me 70% të votave, morën 70%. Vuçiç po ashtu. Politika është dinamike. Nëse mendoni se do të zgjasë 100 vjet, unë mendoj se ndryshimi do të ndodhë.