E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Voton kreu i SPAK, Altin Dumani

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Drejtuesi i Përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit në shkollën “At Zef Pllumbi” në Tiranë

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Dumani nuk pranoi të fliste para mediave, por tha vetëm se “do kemi komunikim pas zgjedhjeve”.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›