E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar me Algjerinë

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadoren e Algjerisë në Shqipëri dhe Greqi, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi se janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar mes dy vendeve.

“Janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar, duke e shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, u shpreh kryeparlamentarja Spiropali.

1 nga 4

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›