E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë parlamentare

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.

Kryeparlamentarja Spiropali i përcolli ambasadorit Ventura, urimet më të mira për misionin e tij në Shqipëri, ndërsa theksoi se “intensifikimi i diplomacisë parlamentare është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh”.

Kryetarja e Parlamentit tha se Spanja mbetet një mbështetëse e çmuar në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ndërsa konfirmoi mbështetjen për objektivin strategjik kombëtar të Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda 2030.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në një takim Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në... 1 nga 4

/e.i/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›