E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali në flakë në Gjermani, dy të vdekur dhe më shumë se 30 të plagosur

Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një spital në qytetin gjerman të Ludwigslust në orët e para të së enjtes (2 korrik)

Të paktën dy persona vdiqën dhe të paktën 30 u plagosën në zjarrin që shpërtheu në çatinë e ndërtesës, tha policia.

Shumë pacientë dhe staf u evakuuan nga objekti i cili  ka 160 shtretër.

Shkaku i zjarrit në spital, i cili është i vetmi në qytet, mbetet i paqartë.

Ludwigslust ndodhet në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, 40 km në jug të kryeqytetit të shtetit, Schwerin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›