E Diel, 1 Nëntor 2026

Sterilizimi / Ja sa vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj, biznesmenin Rrapaj dhe 6 të tjerë nga Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për dosjen “Sterilizimi”, ku 8 të pandehur kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Mes të akuzuarve janë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, përfaqësues i kompanisë koncesionare, si dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Gjykata ka dënua Rrjepajn me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 4 vite. Po ashtu, Rrapaj u dënua gjithashtu me 6 vite burg, i cili gjithashtu ulet në 4 vite për shkak të procedurës së shkurtuar.

Marsela Serjani u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim ulet në 2 vite burg. Për të u vendos heqja e masës “arrest në shtëpi”, pasi dënimi konsiderohet i kryer për shkak të kohës së kaluar në këtë masë sigurie.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i përfshirë në këtë dosje, por çështja ndaj tij është ndarë dhe po gjykohet veçmas. Gjykimi i tij po vijon me procedurë të zakonshme dhe nuk ishte pjesë e vendimmarrjes së sotme.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme mbyll fazën për të pandehurit që pranuan gjykimin e shkurtuar, ndërsa procesi për të akuzuarit e tjerë vijon veçmas.

VENDIMET E GJKKO:

Klodian Rjepaj,  6 vite burg, me gjykim të shkurtuar, 4 vite;

Ilir Rrapaj , 6 vite burg, me gjykim të shkurtuar, 4 vite

Marsela Serjani, 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, 2 vite burg! Heqja e masës “arrest në shtëpi” pasi e ka kryer dënimin me masë arresti në shtëpi;

Petrit Mersini u dënua me shërbim prove, i hiqet masa “detyrim paraqitje”;

Arben Gjata u dënua me shërbim prove;

Genc Byrazeri u dënua me 80 orë pune në interes publik;

Naile Ajazi u dënua me shërbim prove;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›