E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stojkoviç “ofron” dorëheqjen/ Trajneri serb: Nuk e prisja rezultatin. Përgjegjësinë e kam unë

Serbia është mundur nga Shqipëria me rezultatin 0-1 në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri i përfaqësueses serbe, Dragan Stojkoviç, ka dhënë dorëheqjen.

“Kam folur tashmë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam ofruar dorëheqjen time. Nuk e prisja këtë humbje, dhe atë kundër një ekipi që është rivali kryesor për vendin e dytë. Marr përgjegjësi absolute dhe jam i vetmi fajtor. Mos u shqetësoni.”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›