TEHERAN – Araghchi: Irani është i përgatitur për luftë, nëse SHBA-ja ndërhyn

TEHERAN, 12 janar /ATSH/- Irani është “i përgatitur” për luftë, nëse SHBA-ja ndërhyn, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pas shtypjes vdekjeprurëse iraniane ndaj protestave antiqeveritare, sipas BBC.
Në një deklaratë sot në mëngjes, Araghchi theksoi se Irani nuk po synonte të bënte luftë.
Deklarata e tij, vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja po shqyrtonte mundësinë për të ndërhyrë në vend.
Grupi i të drejtave me qendër në SHBA, HRANA, raportoi se pothuajse 500 protestues ishin vrarë që nga fillimi i protestave.
Rënia e vlerës së monedhës iraniane shkaktoi protesta mbarëkombëtare në fund të dhjetorit.
Ndërkohë, Irani ka ndërprerë aksesin në internet prej disa ditësh, duke e bërë të vështirë marrjen e informacionit. //a.i/