TEHERAN – Irani akuzon Izraelin dhe SHBA-në për nxitje të protestave

TEHERAN, 12 janar /ATSH-DPA/- Teherani akuzoi sot armiqtë e tij të përbetuar, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përshkallëzimin e protestave mbarëkombëtare që kanë përfshirë Iranin.
“Po përballemi me një luftë terroriste të zhvilluar nga armiqtë e kombit iranian”, tha zëdhënësi i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare.
Ai pretendoi se Izraeli dhe SHBA-ja po ushtronin ndikimin e tyre për të nxitur trazira, duke shtuar se kishte “prova të hapura dhe të fshehta” për të mbështetur pretendimin.
Demonstratat, të cilat filluan fillimisht në Teheran më 28 dhjetor si protesta nga drejtuesit e biznesit për rënien e ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe vështirësive ekonomike në rritje, janë shndërruar në kryengritje mbarëkombëtare kundër sundimtarëve islamistë të vijës së ashpër të vendit.
Aktivistët thonë se forcat e sigurisë janë përgjigjur duke përdorur taktika brutale, duke përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave, me qindra demonstrues të vrarë. //a.i/