TEHERAN – Irani: Spekulimet për një dorëzim të mundshëm janë absurde

TEHERAN, 7 mars /ATSH-DPA/- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian hodhi poshtë thirrjet për dorëzim, një javë pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan sulmet në shkallë të gjerë ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore dhe udhëheqjes së tij.
“Spekulimet rreth dorëzimit të mundshëm të vendit janë absurde dhe armiqtë mund t’i marrin ëndrrat e tilla në varret e tyre”, tha Pezeshkian në një videomesazh të transmetuar në televizionin shtetëror.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje se nuk dëshironte më, të përfundonte një marrëveshje me Iranin.
Në vend të kësaj, ai tha se situata duhet të rezultonte në “dorëzimin pa kushte” të Iranit.
Pezeshkian u bëri thirrje gjithashtu bashkatdhetarëve të tij të linin mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet e brendshme dhe të qëndronin të bashkuar kundër kërcënimeve të jashtme.
“Nëse kemi mosmarrëveshje, është më mirë t’i zgjidhim ato midis nesh”, tha ai. //a.i/