E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani paraqet ankesë në Këshillin e OKB-së për sulmet izraelite

TEHERAN, 27 qershor /ATSH-DPA/- Irani paraqiti sot zyrtarisht një ankesë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke iu referuar luftës së këtij muaji me Izraelin.

“Në një letër drejtuar Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, një përfaqësues i qeverisë kritikoi sulmet ndaj spitaleve, zonave të banimit dhe objekteve bërthamore”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Këto ishin shkelje të qarta të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në letër.

Një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi – pas disa ditësh sulmesh të ndërsjella nga të dyja palët.

Izraeli dhe vendet e tjera perëndimore kanë frikë se Irani po përpiqet në mënyrë të fshehtë të ndërtojë një bombë bërthamore.

Izraeli tha se sulmet e tij kishin për qëllim parandalimin e programit bërthamor të Iranit.

Irani vazhdimishtka theksuar se programi i tij bërthamor ishte vetëm për qëllime civile. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›