E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – IDF: Irani vazhdon sulmet raketore në Izrael

TEL AVIV, 20 qershor /ATSH-DPA/- Irani ka vazhduar sulmet e tij me raketa ndaj Izraelit, tha sot ushtria izraelite, ndërsa sirenat paralajmëruese u dëgjuan sërish herët në mëngjes në pjesën jugore të vendit.

Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan dhe më vonë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se banorët mund të largoheshin nga strehimoret e tyre.

“Forcat e Kërkimit dhe Shpëtimit të IDF po operojnë në vendndodhje ku është rrëzuar një predhë”, tha ushtria në Telegram.

Më herët, IDF raportoi se mbrojtja e saj ajrore kishte interceptuar me sukses një seri sulmesh me dronë të nisura nga Irani.

Konflikti midis dy armiqve të hershëm tani ka hyrë në javën e tij të dytë, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme mes tensioneve rajonale në rritje. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›