E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli lejon hyrjen e rreth 460 kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës

TEL AVIV, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Izraeli lejoi sot hyrjen e rreth 460 kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, njoftoi sot autoriteti izraelit përgjegjës për çështjet palestineze (COGAT).

Sipas agjencisë, në javët e mëparshme mesatarja ditore ka qenë rreth 200 kamionë. Ende nuk është e qartë nëse dërgesat do të vazhdojnë gjatë festës hebraike të Vitit të Ri (Rosh Hashanah), që nis sot në mbrëmje.

COGAT shtoi se rreth 310 kamionë me ndihma u siguruan nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare të destinuara për në Gazë.

Sipas OKB-së, për të plotësuar nevojat e mbi 2 milionë palestinezëve në territorin e bllokuar nevojiten rreth 500 kamionë ndihma çdo ditë. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›