E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sala: Do t’i përgjigjemi me korrektësi çdo nevoje të sistemit shëndetësor

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Dr. Evis Sala zhvilloi sot takim me stafin e kësaj ministrie, pas prezantimit të shtunën e 20 shtatorit nga Kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.

Gjatë takimit, Sala vuri në dukje se një ekip i mirë dhe bashkëpunues është motivi i duhur për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë vëmendjen dhe shërbimet e nevojshme.

Sala u shpreh krenare që rrugëtimin e saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e nis me një staf profesionist.

“Do të punojmë bashkërisht, por edhe do të reflektojmë për të përballuar sfidat dhe për t’iu përgjigjur me korrektësi e standard evropian çdo nevoje të sistemit tonë shëndetësor”, theksoi Sala.

Në takimin prezantues të saj më 20 shtator në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Sala u shpreh se fokusi i punës së saj do të përqendrohet në tri shtylla kryesore, nga rimbursimi i plotë i barnave për pacientët me kancer, te riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues dhe ndalimi i fenomenit të largimit të mjekëve nga vendi.

1 nga 5

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›