TEL AVIV – Izraeli ndalon sërish një flotilje të ndihmave pro-palestineze që shkonte drejt Gazës

TEL AVIV, 8 tetor /ATSH-DPA/- Sipas organizatorëve, Marina Izraelite ka ndaluar një flotë tjetër me aktivistë pro-palestinezë që po përpiqeshin të dërgonin ndihma në Gaza.
Nëntë anije që transportonin rreth 150 aktivistë nga rreth 30 vende u ndaluan sot në mëngjes, rreth 220 kilometra larg bregdetit të Gazës.
Grupi humanitar (“The Freedom Flotilla Coalition” dhe “Thousand Madleens to Gaza”) tha në një postim në X se forcat detare izraelite kishin sulmuar dhe ndaluar në mënyrë të paligjshme anijet.
Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi ndalimin, duke e quajtur atë një tjetër përpjekje të kotë për të shkelur bllokadën ligjore detare dhe për të hyrë në një zonë luftimi.
Sipas deklaratës në X, anijet po shoqëroheshin në një port izraelit dhe se të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Aktivistët pritej të deportoheshin së shpejti. //a.i/