E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINË – Sulmet ajrore ruse shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe të vrarë

KIEV, 8 tetor /ATSH-DPA/- Sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme të rënda në një central në rajonin verior të Çernihivit në Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe të vrarë.

Furnizuesi “Chernihivoblenergo” tha se rreth 4 500 klientë po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Dy punonjës u plagosën gjatë sulmit, gjithashtu.

DTEK – investitori më i madh privat në industrinë e energjisë në Ukrainë, tha se centralet e tij ishin bombarduar më shumë se 200 herë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Sipas autoriteteve, një sulm ndaj një treni mallrash shkaktoi gjithashtu ndërprerje të shërbimit hekurudhor rreth qyteteve, Nizhyn në Çernihiv.

“Në qytetin jugor ukrainas të Khersonit, dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos pas sulmeve ruse”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.

Sulmet me dronë dhe raketa në rajonin, Dnipropetrovsk plagosën gjithashtu pesë persona, dhe shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi private, ndërtesa fermash, një biznes, një organizatë fetare dhe një tubacion gazi.

Forcat Ajrore Ukrainase thanë se Rusia kishte lëshuar ​​183 dronë luftarakë në Ukrainë gjatë natës, 154 prej të cilëve ishin zmbrapsur. Sipas raportit, pati 22 sulme në 11 vende. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›