GAZA – Autoriteti Palestinez kërkon një armëpushim që përfshin Rripin e Gazës

GAZA, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenca e Autoritetit Palestinez përshëndeti sot njoftimin për përfundimin e armiqësive midis Izraelit dhe Iranit dhe kërkoi, për stabilitet rajonal, një armëpushim që përfshin Rripin e Gazës, ku Izraeli ka qenë në luftë me Hamasin palestinez prej më shumë se 20 muajsh.
“Presidenca palestineze vlerëson përpjekjet e bëra nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të qetësuar situatën, duke e parë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit të shpallur nga Uashingtoni si një hap të rëndësishëm drejt arritjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa.
“Ne kërkojmë përfundimin e këtij hapi duke arritur një armëpushim që përfshin Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e vuajtjeve të popullit tonë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve dhe urisë”, shtohet në deklaratë./ /os/