TEL AVIV – Izraeli përfundon valën e 12-të të sulmeve ajrore ndaj Iranit

TEL AVIV, 5 mars /ATSH-DPA/- Forcat ajrore izraelite kanë përfunduar valën e 12-të të sulmeve ndaj Iranit, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak.
“Përveç objektivave në Teheran, sulmet goditën edhe selinë e një njësie speciale të forcave të sigurisë së Iranit në provincën Alborz, në perëndim të kryeqytetit”, tha ai.
“Objektet e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ishin ndër objektivat e shënjestruara në Teheran”, tha ai.
“Ato përfshinin dhjetëra qendra komande, depo armësh dhe vende prodhimi armësh”, shtoi ai.
Organizata e ndihmës humanitare Gjysmëhëna e Kuqe raportoi më parë se 105 objekte civile ishin dëmtuar rëndë që nga fillimi i luftës të shtunën. //a.i/