TEL AVIV – Izraeli sulmon objektin bërthamor iranian në Isfahan

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA/- Forcat ajrore të Izraelit kanë bombarduar një strukturë bërthamore në Isfahan – si pjesë e sulmit të tyre në shkallë të gjerë ndaj Iranit, shkroi sot zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani në X.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme.
Sulmi vjen pas valëve të sulmeve ajrore izraelite që shënjestruan sot në mëngjes strukturat bërthamore iraniane, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët më të lartë.
Pas sulmeve të mëparshme, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi se fabrika e pasurimit Natanz, në veri të Isfahanit ishte shënjestruar gjithashtu. //a.i/