TEL AVIV – Marina izraelite godet Jemenin për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza

TEL AVIV, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Marina izraelite ka sulmuar Jemenin për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza 20 muaj më parë, duke synuar objektet e milicisë Houthi, në portin e Hodeidahut.
“Sulmet u kryen pas agresionit të regjimit terrorist Houthi kundër shtetit të Izraelit, duke përfshirë edhe lëshimin e raketave tokë-ajër dhe dronëve mbi territorin izraelit dhe qytetarët e tij”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
“Sulmet u kryen për të parandaluar përdorimin e portit për qëllime ushtarake”, vazhdoi ajo.
”Forcat ajrore e kanë synuar Hodeidah disa herë gjatë vitit të kaluar, por porti vazhdon të shërbejë si një qendër për operacionet e Houthit, duke përfshirë edhe dërgesat e armëve”, deklaroi ushtria.
Të hënën në mbrëmje, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, duke folur në arabisht, bëri thirrje për evakuimin e tre porteve të kontrolluara nga Houthi në Jemen, përfshirë Hodeidahun./ /os/