E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – 60 palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite

GAZA, 9 qershor /ATSH-ANSA-DPA/ – Të paktën 60 palestinezë u vranë sot pas sulmeve të Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) në Gaza, përfshirë 18 persona pranë qendrës së ndihmës së Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-ja, në Rafahun jugor, sipas ”al Jazeera”-s.

Të 18 palestinezët e vrarë nga të shtënat me armë zjarri të ushtrisë izraelite, ishin pranë një qendre shpërndarjeje të ndihmës humanitare në Gaza, deklaruan zyrtarët e spitalit.

Incidenti ndodhi në Korridorin Netzarim, pranë një objekti të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), raportoi Spitali Al-Quds në Qytetin e Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se më shumë se 100 persona u plagosën. Në total, të paktën 23 palestinezë janë vrarë në sulme të ndara izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga mëngjesi i së martës.

Përleshje vdekjeprurëse pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës janë raportuar vazhdimisht ditët e fundit.

GHF, një organizatë kontroverse e ndihmës humanitare në Gaza, ka akuzuar grupin islamist Hamas për ndërprerje të qëllimshme të shpërndarjes së ushqimit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur fondacionin.

Izraeli lehtësoi bllokadën e tij ndaj shpërndarjes së ndihmës në territorin e rrethuar muajin e kaluar.

Që atëherë, GHF ka marrë përsipër shpërndarjen e furnizimeve, duke vepruar jashtë agjencive të OKB-së dhe përpjekjeve të tjera ndërkombëtare humanitare./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›