E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite njofton sulme të reja ndaj objektivave në Iranin perëndimor

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka bombarduar sërish objektivat në Iran

“Forcat ajrore kanë nisur një seri sulmesh drejt objektivave ushtarake në Iranin perëndimor”, njoftoi sot në mëngjes ushtria izraelite.

SHBA-ja sulmoi tre objekte bërthamore në Iran gjatë natës. Midis tyre ishte edhe objekti nëntokësor i pasurimit të uraniumit në “Fordow”.

“Forcat ajrore izraelite sulmuan raketahedhësit dhe ushtarët iranianë sot në mëngjes”, sipas një deklarate të ushtrisë izraelite. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›