Takimi me kryebashkiakët socialistë/ Rama: Flotë e re automjetesh për pastrimin e kanaleve

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët socialistë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, ndër të tjera u shpreh se, pastrimi është në fokus të pushtetit vendor.
Sipas tij, do të vihet në dispozicion një flotë automjetesh për të lehtësuar ujitjen dhe pasojat e përmbytjeve.
“Një flotë e re automjetesh që ndihmon me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen qoftë proceset e ujitjes, qoftë pasojat që vijnë nga përmbytjet. Është një projekt që do ta realizojmë në muajt në vijim me një mbështetje domethënëse financiare nga Emiratet e Bashkuara dhe në bazë të disa kritereve të thjeshta do të bëhet edhe alokimi i kësaj flote në territor duke i kaluar në përdorim të bashkive”, tha Rama.