E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri 91-vjeçar

Një i paraburgosur, 91-vjeçar, i identifikuar si Medat Spahiu, ka ndërruar jetë në Reanimacionin e QSUT.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, shkak për vdekjen ka qenë një emboli pulmonare dexter.

Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Deklaratë për media

Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.

Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.

Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.

Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.

Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister.

Po zbatohen procedurat për rastin dhe janë njoftuar organet përkatëse dhe familjarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›