Tavo: Sistemi shëndetësor në krizë
Deputeti i PS-së, Vangjel Tavo në seancën e sotme plenare ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e sistemit shëndetësor. Sipas tij në spitale mungn higjiena, sapuni e detergjentët megjithëse në QSUT janë akorduar fondet më të mëdha nga buxheti krahasuar me spitalet e tjera.
“Ne jemi në vitin 2008 por shëndetësia është kthyer 65 vjet mbrapa”.
Sipas Tavos përgjegjësia direkte e kësaj krize bie mbi Minsitrin e Shëndetësisë Nard Ndoka.
“Miliona lekë janë akorduar nga buxheti për të blerë ilaçe, por ilaçet blihen nga spitali dhe shiten në treg ndërkohë që të sëmurëve nëpër spitaleve u jepen ilaçe të skaduaera”- vazhdoi Tavo.
Sipas tij për të emëruar një infermier në spital duhet të paguhen 5 milionë lekë ndërsa për emërimin e një mjeku 10 mijë euro.
“Tre vjet qeverisje kanë treguar se doktorri, kryeministri Berisha nuk e ka mendjen te spitalet pasi ato nuk janë burim i mjaftueshëm të ardhurash për të dhe familjen e tij”- përfundoi Tavo.