E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të enjten priten reshje shiu, pas mesditës mot i kthjellët

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Uhstarak njoftoi sot se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit si dhe zonën e qendrës reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Prej orëve të pasdites dhe më pas, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era  pritet të fryej me drejtim nga jugu me shpejtësi mesatare 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore rrit shpejtësinë deri në 18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Sigla
Shkodër 20/29 Re shi diell
Kukës 18/28 Re shi diell
Lezhë 20/28 Re shi diell
Dibër 16/27 Re shi diell
Durrës 21/30 Re shi diell
Tiranë 23/31 Re shi diell
Elbasan 22/32 Re shi diell
Berat 20/33 Re shi diell
Vlorë 22/32 Re shi diell
Korçë 16/30 Re shi diell
Gjirokastër 18/32 Re shi diell
Sarandë 20/32 Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›