E Hënë, 2 Nëntor 2026

Televotim i fortë në “Ferma Vip”, Frederiku dhe Andueli përballen kokë më kokë, njëri del të premten

Mbrëmja e së hënës në “Ferma Vip 2” solli një tjetër spektakël plot emocione, përplasje dhe rrëfime personale. Prime i pesëmbëdhjetë ishte një përzierje e fortë debatesh të ndezura dhe momenteve të ndjera, që e mbajtën publikun të mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus.

Të tjera formula u shfaqën gjatë mbrëmjes. Publiku ishte ai që kishte sërish në dorë fatin e fermerëve. Katër me të votuarit Frederiku, Ylli, Andueli dhe Nenna u bënë pjesë e sfidës. Në bazë të një ndarjeje në dy grupe dyshe nga kryefermer Andueli iu desh të përballeshin me njëri-tjetrin.

Shkathtësia, shpejtësia por dhe durimi ishin elementet që përmbante sfida, nga e cila dolën fitues grupi Ylli-Nenna. si pasojë e këtij rezultati  dyshen Frederik-Anduel që dolën dhe humbës të kësaj gare kaluan automatikisht në televotim për eliminim.

Një tjetër moment i tensionuar erdhi pas një detyre të vendosur nga Agai, i cili u kërkoi fermerëve të shprehnin defektet që shohin tek njëri-tjetri në mënyrë anonime.

Pas transmetimit të klipit, përplasjet u përshkallëzuan, duke reflektuar tensionet e akumuluara mes banorëve.

Spektakli mori një kthesë emocionale kur Nenna ndau me publikun historinë tronditëse të jetës së saj. Nga divorci i prindërve te konfliktet tragjike emocionuan jo vetëm fermerët e tjerë por dhe publikun.

Një surprizë e papritur nga dy motrat e saj Nita dhe Suela pasqyruan një tjetër dimension të Nennës.

Prime i pesëmbëdhjetë i “Ferma VIP 2” ishte një pasqyrë e vërtetë e intensitetit që po fiton spektakli javë pas jave.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë televotimi dhe si do të evoluojë dinamika mes fermerëve në javët e ardhshme, ndërsa ju mos harroni t’i ndiqni 24 orë në 7 ditë të javës në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring, si dhe në përmbledhjen ditore në Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›