E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura deri në 35 gradë sot, por në cilat zona priten reshje shiu

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira mesatare do të shfaqen kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Në këto zona priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, 1-2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›