E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin banesa dhe lokale në Tiranë, në pranga 2 persona, një tjetër në kërkim

Policia e Tiranës ka vijuar hetimet dhe veprimet operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në banesa dhe lokale në kryeqytet.

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, u identifikuan tre autorë të dyshuar për 4 raste vjedhjesh.

Në pranga ranë:

E. D., 20 vjeç, dhe A. K., 33 vjeç

Ndërsa shtetasi E. G., 21 vjeç, është shpallur në kërkim.

Dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, E. D. dhe E. G. kanë vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale. Ndërkohë, A. K. dyshohet për vjedhjen e një shume parash në një banesë në fshatin Arbanë.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa bizhuteri, një shumë lekësh dhe një automjet, të dyshuara si të vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia vijon punën për kapjen e të dyshuarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›