E Martë, 3 Nëntor 2026

Tërmet me magnitudë 6.1 ballë në Kretë

ATHINË, 22 maj/ATSH-ANA-MPA/- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti u regjistrua në orën 06:19, 79 kilometra në lindje të Heraklion, Kretë.

Thellësia e tij llogaritet në 40 km.

Në qytet janë evidentuar probleme në disa ndërtesa të rrënuara, të cilat po kontrollohen nga ekipet përkatëse të bashkisë.

Sipas informacioneve, janë regjistruar çarje në katin e parë të shkollave fillore 2 dhe 5 në Nea Alikarnasos, që ndodhen në të njëjtën ndërtesë.

Është bërë e ditur se shkollat do të vazhdojnë punën normalisht, përveç rasteve kur gjatë kontrolleve mund të zbulohen dëme. Gjithashtu, shkollat në bashkinë Malevizi do të funksionojnë normalisht, ndërsa në të gjithë bashkitë e Iraklios dhe Lasithit po kryhen kontrolle, me përparësi shkollat më të vjetra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›