Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore mëngjesin e sotëm. Shërbimi turk i emergjencave njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit.
Ndërsa thellësia u regjistrua me 6.4 kilometra, sipas të dhënave nga Agjencia shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.
Tërmeti u ndje në disa provinca, njoftuan autoritetet.