Thaçi: Me Gruevskin, çështje të përbashkëta për qeverisje
“Sot zyrtarisht filluam bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Mes nesh ka çështje për të cilat jemi pajtuar si integrimi në NATO dhe BE-ja si dhe çështja e emrit, ndërsa për disa çështje nuk jemi dakorduar, por bisedimet vazhdojnë nëpërmjet komisioneve partiake të VMRO-DPMNE dhe PDSH”, theksoi Thaçi, duke shtuar se është herët për të dhënë vlerësim se a do të ngelet në Qeveri ose jo partia e tij .
Lidhur me mundësinë për të qenë pjesë e koalicionit edhe me BDI-në, kryetari i PDSH-së deklaroi se nuk vendos partia e tij por mandatari. “Nëse na ofrohet kjo ofertë atëherë do ta diskutojmë brenda organeve të partisë”, theksoi Thaçi.
I pyetur për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në negociatat midis Shkupit dhe Athinës, Thaçi shtoi se nuk do të pranojë asnjë propozim të emrit, i cili do të ndikojë në ndryshimin e indentitetit të një kombi. Kryetari i PDSH-së gjithashtu theksoi se organet partiake do të vendosin për kthimin e deputetëve në Parlament, por ai paralajmëroi se do të kërkojë dorëheqje nga kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, për shkak siç nënvizoi vjedhjen e mbi 85 për qind të votave të PDSH-së.
Gruevski nga ora 15.00 po vazhdon takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku po diskutohen pikat e një marrëveshje për bashkëqeverisje