E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita “Sheshi italian i kulturës shqiptare”



Ditën e diel, (20 korrik ’08) në muzeun “Franco Anelli” në Grotte di Castellana, të qytetit të Barit (Itali) zhvillohet manifestimi “Forum – Sheshi Italian i Kulturës Shqiptare”. Lajmin e pohon për gazetën “Albania” drejtuesi i këtij projekti, artisti dhe mjeshtri dezajner, Shpend Bengu, i cili është kurator dhe drejtues i kursit të studentëve që do të servirin punët. Bëhet fjalë për një udhëtim në historinë dhe natyrën e artizanëve shqiptarë, gjithçka do të ekspozohet për publikun italian nëpërmjet fotografive të kësaj ekspozite, si dhe të shfaqjes së një dokumentari mbi të tashmen, të shkuarën dhe të ardhmen e këtij arti në Tiranë. “Sheshi italian i kulturës shqiptare”
është një eveniment që zë hapësira e vende, të cilat përfshijnë një diversion të integruar të karakteristikave dhe shprehive dalluese të dy kulturave. Projekti “Forum”, ka si objektiv që ta bëjë të njohur Shqipërinë dhe popullin e saj për artdashësin dhe publikun italian, kësaj here në këndvështrimin e trashëgimisë kulturore, natyrës dhe artit të saj. “Ekspozita e video-fotografi, dokumentarë dhe informacione të tjera të dhëna përmes artit do të bëjnë më të njohur Shqipërinë dhe kulturën e saj për publikun në Itali”, shprehen organizatorët në uebsajtin e tyre në internet.
P. GROSI

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›