Tiranë- Plagosi me thikë një 18-vjeçar, në kërkim autori

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit pasi ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar. Sipas informacionit paraprak nga policia, bëhet me dije se dy personat janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas 19-vjeçari ka goditur me mjet prerës 18-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 19 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/