Tradita e kafes në gur në Gjirokastër, të huajt impresionohen nga riti i trashëguar në breza

Riti i përgatitjes së kafes tradicionale të gurit në Gjirokastër është trashëguar në breza. Tashmë disa prej elementëve të këtij riti si: pjekja e kafes në qebap dhe më pas shtypja në gur janë kthyer në atraksion për turistët.
Artizanet gjirokastrite në këndet e mikpritjes të improvizuara në zonën historike përgatisin kafen tradicionale në gur dhe e servirin për vizitorët.
Të huajt bëhen pjesë e këtij riti të veçantë të traditës ndërsa shijojnë kafen karakteristike.
“Është shumë interesante që ndodhemi këtu dhe të mësojmë si përgatitet kafja tradicionale,tani po mësoj që është një proces tërheqës ndërsa shija e kafes është shumë e mirë”
Reklamë
“ Në Finlandë kjo mënyrë e përgatitjes së kafes nuk është shumë e njohur,është interesante ta shikosh si dhe të shijosh kafen tradicionale,mendoj të rikthehem në një tjetër tur këtu”
“Për të qenë i sinqertë nuk e preferoj pirjen e kafes por për mua është tërheqëse të ndodhem këtu, artizanet bëjnë një punë mbreslënëse për ruajtjen e kësaj tradite të veçantë, është me të vërtetë bukur”
Tashmë këndet e kafes së gurit janë prej destinacioneve më të kërkuara nga turistët që vizitojnë zonën muzeale të Gjirokastrës.