Tragjedi në Gjermani! Avioni rrëzohet mbi autostradë dhe përfshihet nga flakët, dy persona humbin jetën

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gjermani, ku një avion i vogël është rrëzuar mbi autostradën A2, në verilindje të qytetit të Magdeburgut, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Sipas policisë gjermane, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:48, në segmentin rrugor mes Burgut dhe zonës së pushimit Krähenberge.
Menjëherë pas përplasjes me rrugën, avioni është përfshirë nga flakët, ndërsa forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.
Fatkeqësisht, dy personat që ndodheshin në bord janë nxjerrë të pajetë nga mbetjet e avionit.
Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, asnjë automjet që po qarkullonte në autostradë nuk është përfshirë në aksident.
Për shkak të ngjarjes, autostrada A2 është bllokuar në drejtim të Hannoverit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.
Lajme të Sugjeruara